Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje kredie prej 100 milionë eurosh me KfW dhe agjencinë franceze të zhvillimit AFD për reformat në sektorin e energjisë.
Kjo fazë e dytë e kredisë së bazuar në politika dhe marrëveshje të veçanta në mbështetje të reformës së sektorit energjetik në Shqipëri u nënshkruan nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq.
Po ashtu nga Drejtori i KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë Klaus Müller dhe Drejtori i AFD për Rajonin e Ballkanit Perëndimor Dominique Hautbergue.
Marrëveshjet totale të huasë arrijnë në 100 milionë euro, sipas Agence Française de Development (AFD).
Dhe se kredia u mundësua nga progresi i dukshëm i arritur nga Shqipëria në zbatimin e reformës së sektorit të energjisë, falë përpjekjeve të përkushtuara nga të gjitha institucionet përkatëse të sektorit.
Ndër to Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Enti Rregullator i Energjisë (ERE), shoqëria energjetike KESH, operatori i sistemit të shpërndarjes OSHEE, operatori i sistemit të transmetimit OST dhe Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX).
Sakaq, huaja shoqërohet me grante të asistencës teknike, prej 1.5 milionë euro nga qeveria gjermane, zbatuar nga KfW, dhe 1.4 milionë euro nga AFD, zbatuar nga Expertise France.
Kjo e fundit ofron shërbime konsulence dhe ngritje kapacitetesh për autoritetet shqiptare, sipas AFD.
Ndërkohë, objektivi është të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit të energjisë elektrike në vend nëpërmjet mbështetjes për reformat e sektorit dhe diversifikimin e përzierjes së energjisë elektrike drejt energjisë së rinovueshme.
Programi, nga ana tjetër, është i strukturuar në katër objektiva specifike.
Objektivi i parë është situata më e shëndetshme financiare dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të operatorëve.
I dyti lidhet me krijimin e një tregu të energjisë elektrike dhe një procesi gradual i çrregullimit të tarifave, që synon përmirësimin e transparencës tregtare.
I treti është diversifikimi i përzierjes së energjisë elektrike dhe zhvillimi i energjisë së rinovueshme.
Kurse objektivi i katërt është kuadri më i fortë legjislativ dhe rregullator në këtë sektor.
Marrë nga “Balkan Green Energy News”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore