Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se do të ketë edhe aksione të tjera në terren kundër çrregullimit të çmimeve në tregun vendor.
Gjatë një takimi me inspektorët e tregut, Hajdari ka thënë se është koordinuar me ta për të vepruar në tërë territorin e Kosovës.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut mirëpritëm në takim Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hajdari në rrjetin social Facebook.
“Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit”.
Çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 7.5 për qind gjatë muajit shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritje, sërish është reflektuar te produktet si: mishi, qumështi, djathi, vezët e vajrat.
Vetëm një ditë më parë, nëpër markete çmimi i vajit për ushqim kishte shkuar në 3 euro e 49 centë.
Si rrjedhë e kësaj situate, Inspektorati i tregut në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka mbyllur dy depo të maketeve, për shkak të konstatimit se kishin fshehur mijëra litra vaj, për ta rikthyer atë me çmim shumë më të lartë.
Për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës, çmimet janë në trend të rritjes dhe se kjo luftë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit.
Kjo rritje e çmimit u konsiderua rritje artificiale dhe keqpërdorim nga ana e tregtarëve, andaj partitë opozitare në Kosovë kishin kërkuar që Qeveria dhe institucionet e saj përkatëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të ndalojnë këtë abuzim me çmime në kurriz të konsumatorëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë