Shqipëria

Qeveria miraton projektvendimin për ngritjen e sistemit të Mbrojtjes Civile


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, deklaroi se është miratuar projektvendimi për ngritjen e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas zyrtarit shqiptar, kjo do të financohet përmes një huaje 30 milionë euro nga Qeveria italiane.

Peleshi shtoi se gjatë muajit janar ky projektvendim do të ratifikohet në Parlament.

Fokusi i këtij projektvendimi do të jetë mbështetja e sistemit të Mbrojtjes, e cila drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që përfshin bashkitë dhe prefekturat.

Ministri u shpreh se pritet të ndërtohet një qendër në Tiranë e kësaj agjencie, ndërsa në 12 prefekturat e vendit do të ndërtohen salla operacionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore