Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse, i cili synon mbrojtjen e vendit të vogël nga kërcënimet, sulmet dhe fatkeqësitë natyrore, dhe i cili ua mundëson institucioneve qendrore e lokale dhe organizatave të ndryshime joqeveritare të kenë rolin e tyre në mbrojtjen e jetës, sigurisë dhe pasurisë së qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse synon të ndërtojë “qëndrueshmëri kombëtare” në Kosovë, në mënyrë që shoqëria kosovare “të rezistojë, të reagojë dhe të rimëkëmbët në raste të fatkeqësive natyrore, apo sulmeve të armatosura”.
“Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme konvencionale dhe jokonvencionale, si dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste të fatkeqësisë natyrore, janë interesa jetike të Republikës së Kosovës”, ka theksuar mes tjerash kreu i ekzekuvit kosovar.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka garantuar se përveç që Programi Kombëtar për Mbrojtje është hartuar mbi bazën e planifikimeve strategjike, dhe në përputhje me sistemet e ngjashme të vendeve anëtare të NATO-s, nuk ndërhyn në tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë