Gjykata Speciale

Qeriqi pyetet për një letër që ia kishe dhënë Azem Syla: Nuk e di çfarë ka pasur në të


Ish anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Qeriqi dhe avokati mbrojtës i Rexhep Selimit.

Ish anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Qeriqi, pas pauzës është intervistuar nga avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Jeffrey Roberts, i cili e ka pyetur atë për një letër që e kishte pranuar nga Azem Syla për të ia dorëzuar më pas Rexhep Selimit.

Ai ka thënë se para kësaj porosie që kishte marrë se kishte takuar asnjëherë Rexhep Selimin.

Ndërkaq, pohoi se s’kishte lexuar se çfarë kishte ajo letër, por që me aq sa i kujtohet Selimi e kishte lexuar në prani të tij.

Pjesë nga intervistimi i Ramiz Qeriqit:

Jeffrey Roberts: Ju i thatë ZPS-së që keni arritur në Kosovë dhe keni shkuar në Likovc me 11 persona të tjerë pasi e kishit takuar në Tiranë, Azem Sylën?

Ramiz Qeriqi: Po.

Jeffrey Roberts: Para se të vini në Kosovë, ju vetë nuk e kishit takuar asnjëherë Rexhep Selimin apo jo?

Ramiz Qeriqi: Po.

Jeffrey Roberts: Ju i keni thënë ZPS-së, i keni dhënë një letër Agronit ku i thatë se ku ishit dhe ku ishit, kështu është?

Ramiz Qeriqi: Jo nuk e kisha takuar.

Jeffrey Roberts: Ju nuk e keni parë ndonjëherë se çka përmban kjo letër të cilën ja kishit dorëzuar atij?

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit.

Ramiz Qeriqi: Ka qenë një letër e pështjellur me një tjetër letër të thjeshtë dhe ka qenë e pështjellur me një ngjitës në mënyrë që të mos prishet në rast se bie shi.

Jeffrey Roberts: Por, se keni parë se çfarë shkruante në atë letër edhe pasi arritët në Likovc apo jo?

Ramiz Qeriqi: Jo se kam parë.

Jeffrey Roberts: Pra, ju ia dhatë të mbyllur ashtu zotërit Selimi, ai e hapi dhe e lexoi në praninë e juaj a ishte kështu?

Ramiz Qeriqi: Nuk më kujtohet saktësisht, por kështu ishte.

Jeffrey Roberts: Për shkak se këtë letër nuk e kishe parë ti, nuk e di nëse ajo letër i ishte dërguar me emër zotëri Selimi nga Azem Syla?

Ramiz Qeriqi: Azem Syla, më kishte thënë se nëse të humb kjo letër është vetëm sepse i kam njoftuar se kemi shkuar në atë pjesë nga Drenica, aty tek fshati im. Nëse të humb kjo, kështu e ka përmbajtjen, por çfarë ka shkruar aty unë nuk mund ta di.

Jeffrey Roberts: Nëse të kujtohet sa kohë ka zgjatur ky takim me zotërin Selimi?

Ramiz Qeriqi: Nuk e di saktë sa, ndoshta ashtu siç thatë ju ishte i shkurtë.

Jeffrey Roberts: Me aq sa di ti, asnjë nga ata persona që ishin në atë grup nuk kishin udhëzime nga zotëri Syla. Ti do të thotë ishe i vetmi person që kishit marrë udhëzim.

Ramiz Qeriqi: Komplet grupi nuk ishte ardhur aty ku kisha shkuar unë, disa ishin ndaluar në Likovc e disa të tjerë në zona të tyre. Do të thotë të gjithë s’kemi shkuar në Kleçkë dhe Krimerë.

Qeriqi, është dëshmitari i 55-të në Dhomat e Spelializuara të Kosovës në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore