Një video, e cila është publikuar në Kaliforni, po bën xhiron e rrjetit.
Aty shihen forcat e policisë që lëshojnë qenin në drejtim të 42-vjeçarit, i cili nuk kishte paguar qiranë e një makine.
Policia e San Ramon-it ndaloi personin që quhet Ali Badr, emigrant egjiptian, në dhjetor të 2020-ës pasi një kompani qiramarrëse raportoi automjetin e tij si të vjedhur.
Në pamjet e siguruara nga San Francisco Chronicle, në video shihet qartë policia, e cila lëshon qenin mbi shoferin e paarmatosur.
https://www.youtube.com/watch?v=OU5rTJJtSJQ
Qeni e sulmoi në krahun e djathtë, për gati një minutë, duke e kafshuar rëndë 42-vjeçarin.
Badr ka kryer disa operacione në krahun që e sulmoi qeni. Ai u shpreh se ka dëme të rënda fizike dhe psikologjike.
Rasti ka hedhur një dritë jo vetëm mbi taktikat e departamentit të policisë, por edhe mbi marrëveshjet e qirasë të përdorura nga kompani të tilla si Uber dhe Lyft.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com