Lajme

Pushuesit në Japoni paralajmërohen të shmangin delfinët pas sulmeve


Në plazhet e Japonisë, pushuesve u kërkohet të qëndrojnë larg delfinëve.

Masa vjen pas një sërë sulmesh që mendohet se përfshijnë një delfin të vetëm. Këto sulme kanë lënë të paktën gjashtë persona me lëndime të lehta.

Delfini Cetacean ka kafshuar disa notarë në tre plazhe në prefekturën Fukui në bregun e Detit të Japonisë që nga fundi i korrikut.

Sakaq, shumë prej incidenteve kanë ndodhur brenda dhjetë metrave nga bregu. Shenjë kjo, që tregon se delfinët në zonë janë mësuar të takojnë njerëz në ujë të cekët.

Prandaj dhe zyrtarët kanë instaluar një pajisje nënujore që lëshon valë ultrasonike në një përpjekje për të penguar delfinët.

Megjithatë, dy nga sulmet kanë ndodhur pasi ishte vendosur pajisja parandaluese.

Në rastin më të rëndë, një notar kishte nevojë për 14 qepje pasi u kafshua në dorë në plazhin Koshino, një destinacion popullor për pushuesit.

Policia lokale, në kundërpërgjigje, ka nisur patrullimin e plazheve dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve që paralajmërojnë njerëzit për kërcënimin e mundshëm.

Po ashtu i paralajmërojnë ata që të mbajnë distancën derisa plazhi të mbyllet në fund të muajit.

Teksa sulmet e delfinëve janë jashtëzakonisht të rralla, ato nuk janë të padëgjuara, veçanërisht nëse këta delfinë ndjehen të kërcënuar.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore