Kjo pjatë me pulë, oriz dhe bizele jo vetëm që do t’ju ngop, por do t’ju sigurojë edhe shumë lëndë ushqyese. Një vakt i shëndetshëm me shije të pasur, i përgatitur lehtësisht.
Përbërësit:
1 lugë vaj
2 qepë të kuqe, të përgjysmuara dhe të prera në rrathë
4 shkopinj pule (rreth 1 kg gjithsej)
1 lugë gjelle gjethe trumze të freskëta
1 lugë gjelle pluhur kërri
4 domate të mëdha, të prera
1 spec djegës i kuq, i pastruar nga farat dhe i prerë në rrathë
2 thelpinj hudhër, të prera
Për orizin dhe bizelet
125 g oriz kaf
1 qepë e kuqe, e grirë
2 thelpinj hudhër, të prera
1 lugë gjelle gjethe trumze të freskëta
400 g bizele
Përgatitja:
Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe skuqni qepët për 5 minuta ose derisa të zbuten. Ndërkohë lyejmë mirë pulën me trumzë dhe kërri. Shtoni në tigan dhe skuqni pulën për pak kohë, më pas shtoni domatet, djegësin, hudhrën dhe kripën. Hidhni 450 ml ujë, mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta ose derisa pula të jetë e butë.
Ndërkohë vendosim orizin në një tigan me madhësi mesatare me qepën, hudhrën, trumzën dhe pak ujë. Hidhni 600 ml ujë, mbulojeni dhe ziejini për 25 minuta ose derisa lëngu të përthithet dhe orizi të zbutet. Kontrolloni para përfundimit të kohës së gatimit për t’u siguruar që të mos digjet. Hidhni bizelet dhe gatuajeni derisa të jenë gati.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor