Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur edhe një aksion tjetër të enjten, duke i vendosur librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit dhe duke i vendosur notë të shkëlqyeshme vetëm në shkeljen e Kushtetutës.
Aksionin PSD-ja e ka mbajtur në “Ditën e Mësuesit” tek Bibloteka Kombëtare.
Kushtuesja kishte njoftuar më 8 prill të vitit 2022, se ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci, i ka tejkaluar kompetencat e ministrisë dhe ka cenuar përgjegjësitë e pushtetit komunal në reformën që e kishte nisur ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastratit.
Kjo gjykatë e kishte vlerësuar si të pranueshme kërkesën e Kastratit, kundër vendimit të MASHT-it të 23 prillit për direktivat e organizimit të mësimit në Kamenicë.
Ndërsa, sa i përket aksionit të parë që mbajti të enjten PSD-ja e kishte mbajtur atë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar draftin e tretë të Ligjit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Meqë dy draft-ligjet parapake u rrëzuan fillimisht nga Komisioni i Venecias dhe më pastaj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Në vlerësimin e PSD-së, Qeveria e Kosovës me fizkultura matematikore përmes draft-ligjit të Këshillit Prokurorial po dëshiron ta kontrollojë këtë institucion të pavarur.
Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një prononcim për media pas aksionit simbolik, ka potencuar se Qeveria e Kosovës me draftin aktual po bën një hile kur po cakton zgjidhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial, duke e rritur numrin e anëtarëve në 18 për një periudhë tranzicionale.
“Me draftin aktual, katër zgjidhen nga radhët e prokurorëve, kurse tre janë prej Kuvendit me shumicë të thjeshtë. Kësaj radhe e kanë zhvendosur hilen. Tash hilja është te një periudhë tranzicionale. Këshilli aktual i ka 13 anëtarë, e kanë rritur këshillin aktual për periudhën tranzicionale në 18 anëtarë, plus pesë anëtarë secili prej tyre ka me u zgjedh prej Kuvendit”.
Sipas PSD-së, Qeveria e Kosovës është duke shprehur dëshirën të krijojë shumicën në mënyrë që ta zgjedh kryeprokurori.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë