Ardhja e Lionel Messit në Inter Miami ka qenë lajmi i madh i merkatos së MLS-së pasi argjentinasi, i cili po përfundonte kontratën me PSG-në, është angazhuar me skuadrën e Floridës, ku do të luajë nga fundi i korrikut.
Jorge Mas, një nga pronarët e klubit, tani ka shpjeguar se si erdhi transferimi i Messit.
Ideja për të vendosur Messin në fanellën e Inter Miami vjen prej shumë kohësh.
“Në vitin 2019, ne filluam të mendonim se si mund ta sjellim atë”, tha Mas për El Pais.
“Messi mund ta kthejë MLS në një nga dy ose tre ligat më të mëdha në botë.
“Mendoj se ai vjen me dëshirën për të lënë gjurmë dhe do të jetë në gjendje ta bëjë këtë përtej futbollit.
“Kur të pensionohet, ai do të ketë një aksion në klub.
“Unë imagjinoj një jetë pas futbollit për Messin shumë të ngjashme me atë të David Beckham apo Michael Jordan”.
Përveç kësaj, pronari zbuloi se kontrata e Messit do të jetë “midis 50 dhe 60 milionë dollarë në vit”.
Ai shpjegoi edhe pak më shumë për procesin e gjatë për të blerë Messin.
“Kam kaluar tre vjet për të, një vit e gjysmë shumë intensivisht”, zbuloi Mas.
Ka pasur shumë biseda me Jorge [Messin]. Davidi foli me Leon, vetëm për çështje futbolli, sepse ai ishte lojtar.
“E pashë të bëhej në fund të majit, nuk doja që ai të ndihej nën presion.
“Kemi folur në Barcelonë, Miami, Rosario, Doha… Kam kaluar të gjithë Botërorin në Katar, duke parë Argjentinën.
“Kontrata e Apple ishte shumë e rëndësishme për të mbyllur marrëveshjen.”
Sa i përket një tjetër prej nënshkrimeve të skuadrës, Sergio Busquets, Mas ka thënë fjalën e tij edhe për mesfushorin katalanas.
“Për ne, ishte thelbësore të rrethonim Messin me lojtarë të nivelit të tij,” tha ai.
“Ka rreth një vit që flasim me Busin”.
Mas, i cili ndan pronësinë e Inter Miami me vëllain e tij dhe Beckham, gjithashtu njoftoi se do të ketë “dy ose tre” nënshkrime të tjera dhe pranoi se “ka pasur bisedime me Jordi Alba”.
Sa për Luis Suarez dhe Angel di Maria, ai ishte më pak i sigurt për ardhjet e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael