Kosova

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit për vrasjen në Ferizaj – jep detaje për ngjarjen


Prokuroria Themelore e Ferizajt

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve F.R, dhe J.M., në lidhje me rastin e vrasjes në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Në njoftimin e prokurorisë, theksohet se zyrtari policor F.R., për “motive të ulëta” ka shtënë në drejtim të viktimës, derisa potencohet se i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të viktimës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, “i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes…”.

“…ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R.,  me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Osmani mohon raportimet: Po rrezikohet jeta ime dhe e familjes, autoritetet po e hetojnë rastin   

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore