Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademi, pasi ky i fundit dyshohet se ka kërcënuar tre lojtarët e Përfaqësues së Kosovës që u përjashtuan nga grumbullimi, për siç u tha “shkelje të rregullave”, përkatësisht Aro Muricin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë pas publikimit në gazetat – portalet online se kryetari i FFK-së Agim Ademi, i ka kanosur disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarr veprime për grumbullim të informatave dhe provave në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Albanian Post.
Megjithatë, sipas organit të akuzës, pas pranimit të një raporti nga Policia, Prokurori i Shtetit do të vendos a do të filloj hetime apo jo për këtë rast”, ku dyshohet se kreu i FFK-së u ka thënë Murucit, Zhegroves dhe Muslijes se “jau prishi karrierën”, e “jua thyej këmbët”.
Mirëpo, një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga lojtarët. Përjashtimi i tre lojtarëve kryesorë nga grumbullimi erdhi në një kohë kur u shtuan zërat – më shumë se kurrë më parë – për dorëheqjen e Agim Ademit.
Ndërkaq Zhegrova kishte reaguar pasi FFK-ja e largoi nga grumbullimi, duke i cilësuar “lajme të pavërteta” raportimet e mediave rreth asaj se çfarë qëndron prapa vendimit të FFK-së.
“Këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas në fushë së shpejti”, pati shkruar sulmuesi 25-vjeçar në rrjetin social “Instagram”.
Edhe portieri Muric i pati mohuar akuzat rreth “klubeve të natës” teksa e ka e cilësuar “të padrejtë” vendimin e FFK-së.
“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, theksoi ai gjatë një interviste në Klan Kosova.
Por, Zhegrova, që po shkëlqen te skuadra e Lille në Francë, edhe më herët ka pasur përplasje me drejtues të FFK-së dhe me përgjegjësit e Përfaqësueses. Ka dhënë edhe deklarata, prej të cilave është tërhequr më pas.
Ndërsa Muric ishte i suspenduar edhe në të kaluarën nga FFK-ja. Ka pasur raportime se kishte shkuar i dehur në stërvitje.
Ademi është përballur me procese gjyqësore, të cilat janë mbyllur me procese të dyshimta. Ndërsa, gjatë udhëheqjes së FFK-së, ai vazhdimisht është akuzuar se e ka drejtuar me dorë të hekurt.
Tani kreu i FFK-së Ademi, po ankohet për pak ato emisione sportive të cilat po kanë kurajon që të thërrasin njerëz që shpërfaqin mënyrën arbitrare që ai e aplikon për të udhëhequr FFK-në.
Në këto emisione sportive që lejojnë zërat kritikë ndaj “liderit suprem” të FFK-së, ku u tregua se si Ademi ka kërcënuar yjet e Përfaqësueses së Kosovës me “thyerje këmbe e shkatërrim karriere”, përmes një shkrese FFK-ja është ankuar në Komisionin e Pavarur të Mediave, gjoja se disa emisione që qartazi nuk janë nën diktatin e Ademit, siç bën me disa të tjera, po bëjnë “fushatë” ndaj FFK-së.
Por, këtë kërkesë të Ademit, e cila u kundërshtua ashpër nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gazetarët e sportit dhe përcjellësit e zhvillimeve në futbollin kosovar e kanë konsideruar si të papranueshme dhe një “betejë” të humbur nga Ademi me gazetarët si dhe “autogol në minutën e 90-të”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor
-
Oficerët e FSK-së stërviten nga ushtria turke për përdorimin e antitankut HAR-66
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor