Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviç, ka thënë se parimet e kasapit të Ballkanit, ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviçit janë ende të pranishme në Serbi.
“Disa nga parimet themelore të politikës së Slobodan Millosheviçit janë ende të gjalla dhe të pranishme, dhe në një masë të mirë edhe vetë aktorët e ngjarjeve në të cilat ai ishte fajtori kryesor janë të pranishëm sot në publikun serb”, tha ai në një intervistë për The Geopost.
Profesori serb ka potencuar se Vuçiç po përpiqet të luajë një lojë “mace me miun me Kosovën”, ose siç sapo citoi vetë një varg nga filmi “unë jam muzikant – jo, jo, nuk jam muzikant”.
Ai thotë se tensionet në veri të Kosovës janë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili e ka pranuar tashmë se e ka njohur de facto Kosovën si shtet të pavarur.
“E pranon Kosovën, e pastaj nuk e pranon se e ka njohur. Pastaj e pranon planin franko-gjerman-BE për Kosovën, por mohon se e ka pranuar dhe se praktikisht, siç e kanë thënë publikisht zyrtarët më të lartë të Evropës, do të thotë njohje de facto e pavarësisë së Kosovës”, shtoi.
Sipas tij, për këtë “lojë” të Vuçiç-it, e cila në fakt shërben që serbët nga Kosova të mos e kuptojnë se ai në fakt e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai e ka edhe mbështetjen e heshtur të komunitetit ndërkombëtar.
“Ata e shohin si politikisht të nevojshme për ta” thotë ai derisa shton se “kjo përbën padrejtësi ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, pasi ata janë pengje dhe viktima të lojës së tij”.
“Por, kjo është shumë e padrejtë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, sepse ata janë pengje dhe viktima të lojës së tij. Do të ishte shumë më e dobishme të bisedonim hapur me ta dhe t’u thoshim se kjo është situata, ne duhet të bëjmë këtë dhe atë, duhet të sillemi në këtë apo atë mënyrë”.
Ai thekson se një numër i madh i serbëve në një nivel personal e kuptuan dhe pranuan integrimin në shoqërinë kosovare, “por siç e kemi parë ditët e fundit, mungesa e komunikimit të qartë, të hapur dhe të ndershëm me ta dhe falsifikimi i shtetit serb në veri të Kosovës çon në pasoja të padëshiruara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor
-
Oficerët e FSK-së stërviten nga ushtria turke për përdorimin e antitankut HAR-66
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor