Procedohen dy prindërit në Fier, abuzonin seksualisht me të birin 2-vjeçar dhe e publikonin në TikTok
Dy bashkëshortë janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Fierit pasi kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur.
Sipas autoriteteve, të dy prindërit më pas kanë publikuar pamjet në rrjetin social “TikTok”.
Raportohet se bashkëshortët S.K. dhe F.K akuzohen për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” kundrejt të birit 2-vjeçar.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin ‘Tik Tok’, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin ‘Tik Tok’”.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një Shtet Sovran Bektashi: Revolucion Fetar në Shqipëri, apo eksperiment Politik?
-
Hoxha pranon se është i pakënaqur me rezultatet e Policisë
-
Pakti i emigrantëve të Italisë me Shqipërinë nuk ka kuptim – Pra, cila është arsyeja e vërtetë që Starmer po tregon interes?
-
Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, Berisha sërish në SPAK