Përballje

Probleme për Real Madrid-in, Karim Benzenma në dyshim për ndeshjen përballë PSG


Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë deri në përballjen e madhe mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Dy skuadrat luajnë përballë njëra-tjetres të martën më 15 shkurt, në kuadër të raundit të 16-ave të Champions League.

Kur ka mbetur kaq pak kohë deri në fillimin e takimit, ndeshjes së parë, është krijuar pak a shumë një pasqyrë rreth takimit.

Dhe, për Real Madrid-in po pasqyrohet një situatë që nuk është aspak e mirë.

Për madrilenët, duket se mungesa e madhe në ndeshjen e “Parc des Princes”, do të jetë Karim Benzema.

Sulmuesi kryesor i skuadrës madrilene pësoi një lëndim që e detyroi të lë fushën para kohe përballë Elche-s, dhe që nga ajo ndeshje ai nuk është kthyer.

Gjatë ditëve të fundit, në mediat spanjolle u raportua që ai së shpejti do të kthehet në stërvitje me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen me Villarreal të shtunën, por kjo nuk do të ndodhë.

Raportimet e fundit dhe faktet tregojnë që Benzema ende nuk është kthyer në stërvitje me skuadrën.

Ai vazhdon të kalojë kohë i vetëm në stërvitje, në tentativë për të kaluar lëndimin më shpejtë – por kjo nuk do të ndodhë para ndeshje me PSG.

Edhe nëse ai bën mrekullinë dhe arrin të rikuperohet në kohë për takimin, është e sigurt që nuk do të jetë në 100%-shin e formës fizike.

Përveç Benzema, në dyshim është edhe bashkëkombësi i tij, Ferland Mendy.

Me mungesën e këtyre dy futbollistëve, Carlo Ancelotti do të jetë i detyruar të gjej zgjidhjen te futbollistët tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore