Përballje

Prizrenasit janë finalistët e parë të Superkupës së Kosovës


Dueli mes Prizreni 16 dhe KB Pejës ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve.

Prizrenasit janë finalistët e parë të Superkupës së Kosovës duke mposhtur pejanët me rezultat 96:85.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por gjithçka ndërroi në periodën e dytë ku prizrenasit morën një epërsi prej 10 pikësh.

Përballë Prizrenit, pejanët luanin pa qendër, pasi Lis Shoshi mungonte për shkak të një lëndimi.

Pejanët morën vetën në çerekun e katërt, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur Prizrenin për të kaluar në finalen e Superkupës së Kosovës.

Në anën e prizrenasve lojë shumë të mirë kishte i transferuari i kësaj vere, Ivan Koljevic, me 24 pikë e 9 asistime.

Lojtarë të tjerë nga Prizreni-16 që kontribuuan në fitoren përballë Pejës ishin Urim Zenelaj me 20 pikë dhe Andi Hajdari me 14.

Në anën tjetër, më të mirët te Peja ishin Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.

Për të arritur deri këtu, Prizreni mposhtën Dritën dhe Peja fituan kundër Sigal Prishtinës.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes KB Trepcës dhe Golden Eagle Yllit në ora 19:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore