Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes së 24 dhjetorit, ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë, ku një person është lënduar.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona.
“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë”.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e policisë thuhet se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë