Tre sfidat e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me gola.
Dueli mes Prishtinës dhe Ferizajt përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Gjithçka ishte e dominuar nga vendasit të cilët shënuan nga një gol në secilën pjesë.
Goli i parë erdhi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, ku Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Endrit Krasniqi dyfishoi epërsinë për t’i dhënë fitoren Prishtinës.
Në anën tjetër, Gjilani ka mposhtur Malishevën me rezultat 0:2.
Ata dominuan ndeshjen duke arritur të shënojnë dy gola në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi në minutën e 12-të, me anë të Billallit.
Pas 20 minutave, Mevlan Zeka shënoi dhe dyfishoi epërsinë.
Dueli i fundit mes Trepçës 89 dhe Llapit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.
Për Llapin shënoi Krasniqi, ndërsa te mitrovicasit golashënues ishin Oyekanmi dhe Sahiti i cili shënoi në minutën e 94-të për t’ia dhënë fitoren Trepçës 89.
Momentalisht, Gjilani radhitet në pozitën e tretë me 43 pikë, Prishtina janë në vendin e katërt me dy pikë më pak, ndërsa Llapi radhiten në pozitën e pestë me 39 pikë.
Ferizaj janë në pozitën e tetë me 31 pikë, Malisheva janë në vendin e nëntë me 30 dhe Trepça 89 në pozitën e shtatë me 33 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com