Prince Jackson dhe motra e tij, Paris Jackson, morën pjesë në natën e hapjes së “MJ: The Musical”, shfaqjen në Broadway që feston karrierën e babait të tyre të ndjerë Michael Jackson.
Ata pozuan përpara një posteri që shfaq logon e muzikalit xhuboks në teatrin, Neil Simon, teksa Prince, 24 vjeç, ishte paraqitur me një kostum gri dhe Paris, 23 vjeçe, me një fustan të kuq dhe me plot stil.
Siç u pa edhe në Instagram, Paris udhëtoi për në New York, për ngjarjen dhe u shoqërua me vëllain e saj më të madh përpara kohës së shfaqjes.
Paris gjithashtu pozoi në shfaqje me kushëririn e saj TJ Jackson, djalin e Tito Jackson, vëllait të Michael dhe anëtarit të Jackson 5.
Ndërkaq, teatri Neil Simon ishte plot zhurmë, ndërsa shikuesit e teatrit u mblodhën për hapjen e parë të Broadway-t të 2022-shit.
Fytyra të tjera të njohura të pranishme përfshinin, Spike Lee, Kenny Ortega, Reverend Al Sharpton, Yahya Abdul-Mateen II, Tamron Hall, Familja van Peebles, Mona Scott Young, Princesha Sarah Culberson e Sierra Leone, Jennifer Nettles dhe Joel Grey.
“MJ: The Musical” e fut audiencën brenda procesit krijues të Jackson, teksa përshkruan këngëtarin duke bërë prova për turneun e tij të vitit 1992.
Më 25 qershor 2009, këngëtari amerikan Michael Jackson vdiq nga dehja akut me propofol dhe benzodiazepine në shtëpinë e tij në North Carolwood Drive në lagjen Holmby Hills të Los Angeles, Kaliforni.
Michael Jackson konsiderohet ikonë e muzikës pop, ndërsa disa prej hiteve të tij më të mëdha: “Remember the time”, “Billie Jean”, “Beat it” e “Earth Song”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com