Presidenti i Maltës, George Vella, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë kë të diele të 23 tetorit.
Ai është ftuar nga homologia e tij nga Kosova, Vjosa Osmani e cila do ta pres me ceremoni shtetërore.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim për media nga zyra e Osmanit.
Vella do të marr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.
Më 21 tetor, Osmani, e pyetur nga gazetarët rreth propozimit franko-gjerman të publikuar nga Albanian Post, ka bërë të ditur se në javët në vijim do të ketë takim me ekipin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Do të ketë takime në javët në vijim ku ekipi i kanceralit Scholz dhe i presidentit Macron, do të sqarojë në detaje secilën çështje sipas tyre natyrisht, sepse kjo është propozim tek e fundit. Në fund ju takon palëve nëse do të pranohet apo jo”.
“Ata do të sqarojnë pra në detaje se cilat mendojnë që janë çështjet që mund të grupohen tani në vend se si pika të ndara të trajtohen në Bruksel. Si dhe në afat kohor më të shkurtë sesa që ishte paraparë në fillim të mund të gjitha të adresohen në proces të dialogut të Brukselit”, deklaroi Osmani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë