Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur të hënën e 9 shtatorit në Lituani për një vizitë zyrtare, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj.
Kreu i shtetit është mirëpritur me një ceremoni zyrtare nga homologu lituanez, Gitanas Nauseda.
“I lumtur që mirëpres Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në Lituani! Lituania dhe Shqipëria janë aleatë të besuar të NATO-s që forcojnë bashkërisht mbrojtjen kolektive dhe parandalimin”, shkruan Nauseda në median sociale “X”.
Presidenti lituanez theksoi se Lituania mbështet rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas tij, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit.
Nga ana tjetër, Begaj e ka falënderuar po ashtu në median sociale “X” për mikpritjen e ngrohtë, presidentin lituanez.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë President Gitanas Nauseda!”, shkruan presidenti shqiptar.
Kujtojmë që, Begaj mbërriti më herët në Estoni për një vizitë të nivelit të lartë që synonte forcimin e lidhjeve me Estoninë dhe avancimin e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Në Talin, Begaj zhvilloi bisedime me homologun e tij estonez Alar Karis, ku Karis përsëriti mbështetjen e fortë të Estonisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar rolin strategjik të Shqipërisë.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një investim në paqen e përgjithshme të Evropës”, theksoi Karis gjatë takimit, duke vënë në dukje rëndësinë e stabilitetit rajonal mes tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.
Begaj u angazhua më tej në bisedime me kryetarin e parlamentit të Estonisë, Lauri Hussar, duke u fokusuar në bashkëpunimin e sigurisë, marrëdhëniet ekonomike dhe mbështetjen e përbashkët për Ukrainën.
Vizita vjen pas angazhimeve të fundit diplomatike të Begajt në Letoni më parë këtë javë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore