Dillian Whyte (28 – 2 – 0) shkatërron Alexander Povetkin (36 – 3 – 1) në takimin e tyre të dytë të shtunën [27 mars].
Me këtë fitore të egër dhe klasike në raundin e katërt, Whyte pa Povetkin të rrëzohet mbi tapetin e ringut, ndërsa arbitri pezullon ndeshjen dhe e shpall kampion në kategorinë e peshave të rënda, duke veshur rripin e Këshillit Botëror të Boksit (WBC).
THE BODY SNATCHER 💥 pic.twitter.com/vBu7xjmp9a
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) March 27, 2021
Që në raundin e parë, Whyte ishte i përqendruar t’i tregonte Povetkin-it se kësaj radhe çdo gjë kish ndryshuar:
Një e djathtë e fuqishme mbi fytyrën e Povetkin, e lëshoi te litarët; disa momente më vonë, Whyte e lëkundi edhe një herë me një overhand (grusht nga lart/mbi dorën e kundërshtarit) dhe jo vetëm aq por, raundi u mbyll me një tjetër të djathtë të fuqishme që e la fituesin rus të medaljes së artë në Olimpiadë, të lëkundur.
Britaniku ishte i uritur për këtë fitore dhe mbi të gjitha për të marrë revanshin ndaj Povetkin, i cili e mundi në takimin e tyre të parë në 22 gusht 2020, brenda minutazhit të raundit të pestë.
Whyte nuk e humbi për asnjë moment furinë me të cilën ishte pajisur për këtë ndeshje – raundi i dytë e i tretë u dominuan plotësisht nga ish-kampioni britanik, shoqëruar nga breshëria e grushteve të rëndë që e shokuan disa herë Povetkin dhe e lanë në ankthin e nokautit, i cili pritej nga momenti në moment.
Nuk kaloi shumë kohë nga skenari i parashikuar dhe në raundin e katërt, një kombinim i shpejtë majtë-djathtë e shtynë Povetkin-in përsëri drejt litarëve të ringut. Tashmë, përpjekja për të dal jashtë rrezes së Whyte ishte e turbullt, e lëkundur dhe e lodhur.
“Luani i Bardhë” [nofka e Povetkin-it] 41 vjeçar, ishte vetëm një prekje larg plandosjes – Whyte nuk humbi asnjë sekond më shumë por lëshoi një tjetër kombinim të shpejtë majtë-djathtë, tashme me të djathtën e harkuar si gremç (hook).
Goditja ishte aq e fort dhe Povetkin ishte aq i lodhur dhe i skuqur ne fytyrë nga goditjet e shpeshta dhe të forta, saqë e zhvendosi nga cepi i djathtë i rungut në të cilin po luftonin, në cepin tjetër.
Ndërkohë që Povetkin ishte gati të shtrihej, Whyte hidhet drejt tij dhe lëshon një të majtë të fundit për ta vulosur fitoren dhe diktatin e tij.
I pyetur për DAZN në intervistën e pas-ndeshjes, Whyte u shpreh: “Mund të kisha marrë titullin që në raundin e parë, por nuk habitem ndaj rezistencë së tij (Povetkin) sepse është tepër i fort. Nëse do më kërkoi revansh, mua më ka gati kudo dhe kurdo”, u shpreh 32 vjeçari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com