Kosova

Policia arreston një shtetas slloven, i kërkuar me urdhërarrest për trafikim narkotikësh


Ilustrim

Një shtetas i Sllovenisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë, ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se ai dyshohet për veprën penale “trafikim me lëndë narkotike”.

“Bazuar në urdhëarrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale”, thuhet në raport.

Tutje, aty theksohet se një person ka vdekur në Obiliq të hënën.

“Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Njoftohet se njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Sipas këtij raporti, në një rrahje që ishin përfshirë disa persona ishin përdorur edhe armë zjarri, aty ishin lënduar tre persona të hënën, në rrugën Prishtinë- Ferizaj.

“Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje, po ashtu është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona dhe është identifikuar një person i cili potencohet se është në kërkim policor.

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në Kosovë.

Edhe të hënën u raportuan tetë raste të dhunës në familje për 24 orë, ku u arrestuan gjashtë të dyshuarit burra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore