Jetesë & Stil

Plot 10 vjet që prej kur Ellen DeGeneres publikoi ‘selfien’ e bujshme që pushtoi rrjetin brenda dy orëve


Ka kaluar një dekadë e tërë që kur Ellen Degeneres bëri bujë gjithandej në botë, sidomos në platformën X (aso kohe Twitter) dhe Instagram, ku prezantuesja amerikane duke postuar një fotografi të tipit ‘selfie’ të mbushur me yje gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2014”.

Fotoja përfshinte figurat më eminente në sferën e aktrimit, të tillë si: Meryl Streep, Bradley Cooper, Brad Pitt, Jennifer Lawrence, Lupita Nyong’o, Angelina Jolie, Channing Tatum dhe shumë të tjerë, që pozuan brenda një imazhi të vetëm.

Megjithatë shumë ka ndryshuar që kur postimi 10-vjeçar u shpërnda më shumë se dy milionë herë në hapësirën e dy orëve – dhe i shkaktoi prishje Twitter-it aso kohe, gjatë procesit.

Në atë kohë, Ellen Degeneres po prezantonte akoma emisionin e saj “The Ellen Degeneres”, i cili u transmetua në ekran për herë të fundit në vitin 2022.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kishin kohë që u martuan në një ceremoni intime në vilën e tyre franceze përpara se të dilnin në foto – por dyshja tanimë janë divorcuar.

Por për pjesëmarrësit e tjerë të selfies ikonike nuk ka ndryshuar shumë, me Bradley Cooper që vazhdon të ketë disa nominime për çmimet “Oscar” që nga “American Hustle”.

Në vitin 2024 ai siguroi tre nominime për “Maestro” – një film të cilin e prodhoi, drejtoi dhe luajti brenda tij.

Aktori dhe regjisori nuk është i vetmi yll në filmin ikonik që ka vazhduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes së “Oscar”, sepse edhe Jennifer Lawrence kishte marrë një nominim për “Joy” në vitin 2015.

Pavarësisht se shfaqet në një film çdo vit që nga viti 2014, aktorja ka arritur të gjejë kohën edhe për t’u bërë nënë.

Shumë mbetën të habitur kur mësuan se kishte kaluar një dekadë e tërë që kur fotografia e Ellen shpërtheu në internet, kjo u vu re përmes postimeve në platformën X.

“Koha fluturon! Më duket sikur kishte ndodhur dje kur shpërtheu internetin. Vërtet një moment i kapur në historinë e Hollywood-it”, shkroi një përdorues.

“Pra, edhe pse mund të mos jetë plakur mirë, selfie e ‘Oscars’ do të jetë gjithmonë një nga themelet kulturore të viteve 2010”, tha një tjetër.

Një tjetër shkroi – “Një nga ditët më të mëdha të Twitter! Nuk do ta harroj kurrë sesi kjo u bë virale brenda pak minutash dhe shpejt u bë selfie-ja më e pëlqyer brenda pak orësh”.

Duke postuar një video të Will Ferrell duke qarë në një gotë vere për të përcjellë trishtimin e tyre për foton kur mbushte dhjetë vjeç, një përdorues i tronditur tha se ky mendim i bëri ata “të përzier në kujtesë”.

“2014 të ishe 10 vite më parë është çmenduri dhe nuk jam gati ta pranoj këtë realitet”, shtoi një tjetër.

Por zhurma e fotografisë ‘selfie’ morri edhe goxha komente negative, të cilët e quajtën atë “të mbivlerësuar” dhe “të parëndësishme”.

“Kjo është një foto ikonike, por shumica e njerëzve nuk mund të përmendin më shumë se pesë persona në këtë foto”, shkroi një përdoruese.

“Momenti më i mbivlerësuar i kulturës pop të të gjitha kohërave”, përfundoi një tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore