Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë këtë të dielë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se plagosja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo për AP.
Tutje, Ahmeti ka theksuar se organet e rendit në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë