Pizza Hut po përpiqet të thyejë rekordin botëror për picën më të madhe të bërë ndonjëherë.
Një ushtri kuzhinierësh janë angazhuar aktualisht në Qendrën e Konferencave në Los Anxhelos për krijimin gjigant, i cili sapo të përfundojë është vendosur të jetë më shumë se 1 mijë e 310 metra katrorë në madhësi, ekuivalente me më shumë se 68 mijë feta.
Lajmi u bë nga gazeta britanike “The Telegraph”.
Për të bërë picën, copa brumi në formë drejtkëndëshe po shtrohen në dyshemenë e sallës, para se të shtohen salca e domates, djathi dhe speci.
Më pas, një pajisje portative gatimi po zhvendoset ngadalë mbi picë në vend të një furre konvencionale.
Vlerësohet se picës do t’i shtohen 630 mijë e 496 copa pepperoni dhe do të përdoret 6 mijë e 168 kilogramë brumë.
Pizza Hut konfirmoi se asnjë ushqim nuk do të shpërdorohet në përpjekjen rekord, me bankat lokale të ushqimit që do të marrin furnizime pasi të përfundojë.
Përpjekja e Pizza Hut pason një rekord të mëparshëm të vendosur në 2016 në Napoli, Itali, kur më shumë se 400 kuzhinierë krijuan një picë 1 mijë e 853 metra të gjatë përgjatë bregdetit.
Ai krijim përdori 2 mijë kilogramë miell, 1 mijë e 600 kilogramë domate, 2 mijë kilogramë mocarela dhe 200 litra ujë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com