Gatimi

Pije me tre përbërës: Pastron trupin dhe përshpejton rënien në peshë


Xhenxhefili dhe limoni do të ndihmojnë në pastrimin e trupit

Pija me xhenxhefil dhe limon, e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur, është një zgjedhje e shkëlqyer për pastrimin e trupit nga toksinat. Përveç stimulimit të metabolizmit, do të nxisë edhe humbjen e peshës.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që përmirëson funksionin e mëlçisë dhe është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit. Përveç kësaj ndihmon me fryrjet dhe përshpejton tretjen.

Limoni, nga ana tjetër, ka një efekt diuretik dhe stimulon çlirimin e toksinave nga trupi.

Për pije ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm: 3 dl ujë në temperaturë ambienti, lëng i shtrydhur i gjysmë limoni, 1 cm rrënjë xhenxhefil.

Limon të shtrydhur dhe xhenxhefil të grirë imët shtoni në një gotë me ujë të vakët. Lëreni pijen të qëndrojë për pak dhe më pas pijeni.

Kjo pije mund të shërbejë si një përgatitje për dietën, por edhe si një gllënjkë e shëndetshme në mëngjes për të ndihmuar në pastrimin e trupit. Nëse dëshironi, mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore