Film

Peter Jackson me dokumentar të ri për “The Beatles”


Peter Jackson dhe The Beatles

Koncerti legjendar i Beatles-ave në terracën e “London Savile Row”, performuar më 30 janar 1969, tashmë në tërësinë e saj do të jetë pjesë e dokumentarit të ri të regjisorit të trilogjisë legjendare “Lord of the Rings”, Peter Jackson, dhe do të mbajë emrin “The Beatles: Get Back”.

Ky dokumentar i ri, që do të jetë nën regjinë e gjeniut Jackson do të publikohet nga “Walt Disney Company”.

Dokumentari “The Beatles: Get Back” kryesisht do të trajtojë albumin e parafundit të Beatles-ave, “Let it Be”, dhe do të paraqesë koncertin e fundit si grup, në terracën e famshme, ose terrasën që ata e bënë të famshme, të “London Savie Row”.

Dokumentari do ti prejë 55 orë xhirime të papublikuara deri tani, të cilat janë filmuar në vitin 1969 nga Michael Lindsay-Hogg, dhe afro 140 orë të xhirimeve audio.

Paul McCartney, basisti dhe vokalisti i famshëm i Beatles-ave është shprehur i lumtur që Peter Jackson është duke u marrur me këtë dokumentarë, për ta bërë një film që shpalosë të vërtetën e Beatles-ave.

Dokumentari po ashtu do të trajtojë lajmërimin për ndarjen e Beatles-ave, dhe fillimin e ndarjes së thartë të tyre.

Ringo Star, bateristi i bendit po ashtu i është gëzuar projektit të Jackson-it, dhe është shprehur optimist se një regjisor si Jackson-i “do të arrijë të grumbullojë dhe ta tregojë të gjithë gëzimin (e Beatles-ave)”.

“Puna në këtë projekt ka qenë zbulimi më i lumtur i imi. Jam i privilegjuar të kem qenë një mizë që rri në mur, gjersa brenda atyre mureve ka luajtur bendi më i madh i të gjitha kohërave, ka luajtur kreyvepra”, ka thënë regjisori Peter Jackson.

Dokumentari “The Beatles: Get Back” do të publikohet më 4 shtator në ShBA dhe Kanada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore