Sport

Pesë pronarët më të pasur të klubeve sportive në Spanjë, Perez i dyti


Lista e re e vitit 2021 nga “Forbes” për personat më të pasur në Spanjë që kanë lidhje me sportin apo industrinë sportive ka pasur surpriza.

Juan Roig Alfonso, presidenti ekzekutiv i rrjetit të supermarketeve “Mercadona” dhe pronari i Valencia Basket kryeson listën e më të pasurve.

Juan Roig Alfonso

Në vend të dytë vjen, Florentino Perez-i. Mbase spanjolli më i famshëm në botën e pronarëve të klubeve sportive. Ai është presidenti i klubit të Real Madrid-it dhe kompanisë së ndërtimit “Grupo ACS”.

Në vend të tretë ndodhet, Fernando Roig-u. Një emer jo shumë i njohur në futboll. Por, ai është pronar i kampionëve në fuqi të Europa League, Villarreal-it.

Presidenti i klubit të Barcelona-s, Joan Laporta, nuk është pjesë e listës së pesë pronarëve më të pasur në Spanjë.

Lista e plotë me pesë pronarët më të pasur:

1-Juan Roig Alfonso (pronar i Valencia Basket): 3.7 miliardë euro

2-Florentino Perez (president i Real Madrid): 1.7 miliardë euro

3-Fernando Roig (president i Villarreal): 1.47 miliardë euro

4-Oscar Serra Duffo (themeluesi i Fluidra): 600 milionë euro

5-Miguel Angel Gil Martin (aksioneri i parë i Atletico Madrid): 400 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore