Gatimi

Përgatitja e llokumeve me portokall në shtëpi


Është e pamundur të dëgjosh fjalën llokume, dhe të mos tundohesh. Të buta dhe të shijshme. Një recetë e cila sugjeron portokall me llokume është shumë e pëlqyer.

Receta përgatitet në pak minuta.

Përbërësit janë: katër gota me lëng portokalli të shtrydhur, një gotë sheqer, dy deri në tre lugë gjelle me niseshte.

Përgatitja

Si fillim shtrydhim portokallet. Për një gotë me lëng portokalle duhen rreth dy deri në tre  kokrra portokalle. Pasi keni shtrydhur lëngun, këshillohet të kulloni nga farat apo pjesëzat e tulit përmes një kullorëse të pastër. Më pas, lëngun e portokallit hidheni në një tenxhere të pastër. Shtojmë sheqerin dhe niseshten dhe i vendosim në zjarr. I përziejmë pa ndërprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të jetë kompakte. Masën e llokumeve e hedhim në gota cilindrike apo forma të tjera nëse keni. Nëse i hidhni në gota cilindrike, lërini të ftohen dhe më pas nxirrini nga gota dhe prijini në feta rrethore.

Nëse dëshironi llokumin e nxehtë mund ta transferoni edhe në një enë tjetër dhe kur të ftohet ta prisni në forma katrore. Pas ndarjes në forma, llokumet i pudrosim me sheqer pluhur apo arrë kokosi të grirë./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore