Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës, ku fituese me 45.88% të votave është shpallur Partia Socialiste (PS). Me një fitore shumë të ngushtë kundrejt Partisë Demokratike (PD) me 44.89% të votave.
Drejtuesi politik i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, pas rezultatit përfundimtar në Kavajë, falenderoi të gjithë qytetarët për besimin që i dhanë.
“Fituam Kavajën dhe Rrogozhinën”.
Gjithashtu i bëri thirrje PD-së, se pavarësisht rezultatit dhe kundershtimeve ndaj njëri-tjetrit, PS-ja i shtrinë dorën për bashkëpunim.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të 90 kutive të votimit, PS-ja ka fituar me 10 mijë e 338 vota, e ndjekur nga PD-ja me 10 mijë e 115 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 1 mijë e 118 vota.
Diferenca mes PS-së dhe PD-së është vetëm 225 vota. Kavaja është pjesë e Qarkut të Tiranës.
Deri më tani në këtë Qark, kryeson PS-ja me 18 mandate, PD-ja me 15 mandate, LSI me dy mandate dhe Partia Social Demokrate me një mandat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com