Protestat e serbëve në Veri të Kosovës kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit rreth orës 09:00 janë shpërndarë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në një protestë të paralajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike, këtë të hënë kanë protestuar në dy lokacione të ndryshme punonjësit e zyrave të institucioneve ilegale serbe në Kosovë, të cilat u mbyllën të premten në një operacion nga policia.
Protestuesit kanë kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës.
Zyrat e mbyllura kanë funksionuar në të kaluarën si institucione të Serbisë për shërbime komunale.
Pas mbylljes, policia ka vendosur pllakatin e Qeverisë së Kosovës ku thuhet se tashmë këto zyra do të funksionojnë si njësi për patentë shoferë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.
Për këtë operacion të Policisë ka pasur reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e njohura si QUINT (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali), janë shprehur të pakënaqura dhe të shqetësuara me këto lëvizje, që ata i kanë quajtur “të pakoordinuara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë