Lajme

Përdoruesit e internetit i besojnë inteligjencës artificiale


Inteligjenca artificiale vazhdon të prishë zakonet e përditshme.

Dhe po bëhet gjithnjë e më thelbësore për përdoruesit e internetit.

Sipas një sondazhi të kryer për Institutin Kërkimor Capgemini midis 10 mijë njerëzve në disa zona të botës, si Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe disa vende aziatike, 73 për qind e të anketuarve i besojnë përmbajtjes së krijuar nga AI.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Prandaj, shumica e përdoruesve (51 për qind) janë të vetëdijshëm për lajmet dhe tendencat më të fundit në lidhje me këtë teknologji.

Ata tashmë i kanë eksploruar këto mjete për qëllime krijuese, të tilla si gjenerimi i përmbajtjes (52 për qind) ose prodhimi i ideve (28 për qind).

Ndër entuziastët e inteligjencës artificiale, më të kënaqur janë ata që përdorin chatbot, lojëra dhe shërbime kërkimi.

Shërbime që përdoren edhe në kuadër të aktivitetit personal, për menaxhim financiar (53 për qind) apo diagnoza mjekësore (67 për qind).

Dy të tretat e të pyeturve do të ishin gjithashtu gati për të kërkuar këshilla nga AI në një aspekt relacional, në lidhje me planet e jetës ose të karrierës.

Një pikë tjetër e rëndësishme, 67 për qind e njerëzve shohin në AI një aftësi për të ofruar rekomandime të personalizuara për sa i përket modës dhe dekorimit të brendshëm.

Pavarësisht rrezikut të sulmeve kibernetike dhe falsifikimeve të thella, pothuajse gjysma (49 për qind) e të anketuarve mbeten indiferentë ndaj idesë se teknologjia përdoret për të krijuar informacion të rremë.

Ndërgjegjësimi për çështjet etike të ngritura nga AI është gjithashtu i ulët: 33 për qind janë të shqetësuar për çështjet e të drejtave të autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore