Stil

Për të qenë në trend këtë pranverë: Ju duhet vetëm një vendim


Dhe vendimi është: lërini kombinimet tuaja të modës të përmbajnë të paktën diçka jeshile

Çdo sezon sjell tendenca të reja në të cilat do të gjejmë një shpërthim të ri energjie dhe kreativiteti, një ndryshim efektiv të pamjes, por edhe një dozë shtesë vetëbesimi.

Disa risi të modës me një ndryshim në gardërobë do të duken bukur në çdo kombinim, madje edhe në atë më të thjeshtin.

E ndërsa të preferuarat e para të pranverës sjellin thjeshtësi kur bëhet fjalë për prerjet, siluetat dhe materialet, ngjyrat u japin atyre freskinë e dallueshme.

Në zemër të tendencave të reja që do të shënojnë stinën e pranverës në botën e modës dhe në garderobat tona është sërish një gamë ngjyrash të gjalla dhe luksoze.

 

Shtëpitë e modës, stilistë dhe marka në pjesët dhe koleksionet e tyre të para për pranverën e vitit 2022 kanë shpallur trendet dhe ngjyrat e modës në të cilat do të gjejmë freskimin perfekt për veshjet tuaja dhe kombinimet e përditshme.

Krahas ngjyrosjes së modeleve të reja në trend, do të bien në sy ngjyrat më të dëshirueshme për stinën e pranverës si lëvizja perfekte që do t’i bëjë prerjet klasike të duken më efektive, modelet do të jenë akoma më lozonjare dhe detajet e modës akoma më të fuqishme.

Pas toneve të heshtura, të buta bezhë dhe ngjyrave më luksoze të gurëve të çmuar që krijuan paletën e vjeshtës dhe dimrit, pranvera na sjell një kombinim të nuancave pastel dhe të ndezura që do të krijojnë një histori interesante mode. E gjelbra do të luajë një nga rolet kryesore. Shihni kombinimet e thjeshta dhe paksa të pazakonta më poshtë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore