Lajme

Pentagoni identifikon shumicën e njësive specifike për krizën e Izraelit


Pentagon-i ka identifikuar shumicën e njësive që po vendos në urdhra 24-orëshe të përgatitjes për t’u vendosur në rast të nevojës për krizën e Izraelit, sipas zyrtarëve amerikanë.

Lajmi u bë i ditur nga reporterja e Politico-s për Pentagon-in, Lara Seligman.

Këto njësi janë kryesisht të fokusuara në mbështetje: mjekësore, mbrojtje ajrore, logjistike, vëren Seligman.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III urdhëroi më herët që rreth 2 mijë trupa të tjera amerikane të përgatiten për t’u vendosur në Lindjen e Mesme në mbështetje të Izraelit, tha Pentagoni të martën.

Trupat aktualisht janë të stacionuara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë Evropën, thanë zyrtarët e Pentagonit.

Nëse vendosen, ata ka të ngjarë të mos shërbejnë në role luftarake, thanë zyrtarët për “New York Times”.

Sabrina Singh, një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes, tha të martën se Pentagoni kishte përcaktuar se kishte nevojë për të përgatitur specialistë shtesë të mbrojtjes ajrore, sigurisë, logjistikës, mjekësore dhe inteligjencës, por ende nuk kishte identifikuar njësi specifike për të rritur gatishmërinë e tyre.

Pentagoni tha në një deklaratë se megjithëse nuk ishte marrë një vendim nëse do të vendoseshin forcat, urdhri i Austin për të rritur gatishmërinë e tyre ndihmon “aftësinë e Pentagonit për t’iu përgjigjur shpejt mjedisit në zhvillim të sigurisë në Lindjen e Mesme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore