Rajoni

Pendarovski flet me O’Brien për situatën politike në Ballkan


Stevo Pendarovski dhe James O'Brien

Situata politike në Maqedoni të Veriut dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka qenë tema kryesore e takimit në mes të Stevo Pendarovski dhe James O’Brien.

Ky takim i Presidentit të Maqedonisë së Veriut me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë është zhvilluar në Zvicër, në kuadër të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

“Biseduam për situatat aktuale lidhur me integrimin evropian në Maqedoninë e Veriut, procesin e reformave, si dhe situatat politike në vendin tonë dhe në rajon”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Foto: Stevo Pendarovski

Presidenti maqedonas i ka shprehur top-diplomatit amerikan mirënjohje për “mbështetjen e përgjithshme amerikane të aspiratave tona strategjike”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, O’Brien është takuar edhe me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka thënë se Ballkani ka qenë tema kryesore e diskutimit me diplomatin amerikan.

“Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në platformën X.

Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.

Bislimi pajtohet me Lajçak-un se zbatimi i Asociacionit dhe pikave të tjera është urgjencë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore