Pajisje

Pasardhësi i Apple Watch Ultra do të ketë peshë më të lehtë


Apple Watch Ultra është ora inteligjente më e madhe (49 mm) dhe më e rëndë (61.3 gram) e Cupertino-s deri më tani.

Duket se Apple këto shifra do ndryshojnë me gjeneratën e ardhshme Watch Ultra. Akoma nuk kemi specifika, por këshilluesit sugjerojnë që pesha e pajisjes të jetë veçori kryesore në Watch Ultra të ardhshme.

Apple Watch Ultra and its 49mm casing

Një raport i fundit sugjeron se Apple do të përdorë pjesë të printuara 3D për Watch Ultra-n e saj të ardhshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e peshës.

Apple Watch Ultra pritet të debutojë në gjysmën e dytë të vitit së bashku me seritë Watch Series 9 dhe iPhone 15.

Apple thuhet gjithashtu se do të sjellë një ekran mikro-LED 2.1 inç në Apple Watch Ultra në vitin 2024, në krahasim me Watch Ultra-në aktuale dhe ekranin e tij OLED.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore