Eliminimi i Italisë nga play-off-i i Kupës së Botës ndaj Maqedonisë së Veriut ka qenë i dhimbshëm për kombëtaren italiane.
Ata u mposhtën në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultat 0:1, kështu duke mbetur jashtë Kupës së Botës për herë të dytë radhazi.
Pas kësaj ndeshjeje, Italia do ta zhvillojë një takim miqësor, atë kundër Turqisë më 29 mars, të cilët gjithashtu u eliminuan në play-ff nga Portugalia.
Por si duket italianët nuk janë aspak në gjendje të mirë për ta zhvilluar këtë ndeshje. Marco Verratti, Jorginho, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne, lanë grumbullimin me kombëtaren e tyre, për t’u rikthyer në klubet respektive.
Ndërsa Domenico Berardi dhe Gianluca Mancini kanë pasur probleme fizike gjatë ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye nuk janë të disponueshëm për ndeshjen ndaj Turqisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael