Lajme

Papa Piu XII kishte informacion të detajuar për Holokaust-in


Korrespondenca e sapo zbuluar sugjeron se Piu XII, i cili ishte kreu i Kishës Katolike Romake gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte informacion të detajuar nga një jezuit gjerman se deri në 6 mijë hebrenj dhe polakë vriteshin çdo ditë në dhomat e gazit në Poloninë e pushtuar nga gjermanët.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia amerikane “Associated Press”.

Kjo korrespondencë minon argumentin e Vatikanit se në atë kohë nuk mund të konfirmonte raportimet për krimet naziste, ndaj nuk i dënoi ato, raporton AP-ja.

Ato dokumente nga arkivat e Vatikanit, të botuara këtë fundjavë në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, ka të ngjarë të nxisin më tej debatin rreth trashëgimisë së Papa Piu’t XII dhe fushatës së tij të lumturimit tashmë të ngecur.

Historianët kanë qenë prej kohësh të ndarë në lidhje me pontifikatin e Piut XII.

Ndërsa mbështetësit e tij këmbëngulin se ai përdori diplomaci të qetë për të shpëtuar jetë hebreje, kritikët thonë se ai qëndroi i heshtur ndërsa Holokausti ishte në lëvizje të plotë.

“Corriere della Sera” botoi një letër të një prifti jezuit gjerman drejtuar sekretarit të Papës nga një libër i shpallur mbi dosjet e sapohapura nga koha e pontifikatit të Piusit, shkruar nga Giovanni Coco, një studiues dhe arkivist në Arkivin Apostolik të Vatikanit.

Coco i tha gazetës italiane se letra është domethënëse sepse është një korrespondencë e detajuar për shfarosjen naziste të hebrenjve dhe vjen nga një burim i informuar i kishës në Gjermani, i cili ishte pjesë e rezistencës katolike anti-Hitler dhe ishte në gjendje të transmetonte informacione sekrete në Vatikan.

Një letër nga prifti Lothar König drejtuar sekretarit të Piusit, jezuitit Robert Leiber, gjithashtu gjerman, mban datën 14 dhjetor 1942.

Në letrën, e shkruar në gjermanisht, Koniga i drejtohet Leiber si “mik i dashur” dhe më tej raporton se nazistët vranë deri në 6 mijë hebrenj dhe polakë çdo ditë nga Rawa Ruska, një qytet në Poloninë e paraluftës, i cili tani është në Ukrainë, dhe u transportuan ata në kampin e vdekjes në Belzec.

Sipas memorialit të Belzec-it, i cili u hap në 2004, gjithsej 500 mijë hebrenj u vranë në atë kamp.

Në faqen e internetit të memorialit thuhet se rreth 3 mijë e 500 hebrenj nga Rava Ruska u dërguan në Belzec në vitin 1942 dhe se geto hebraike në atë qytet u likuidua nga 7 deri më 11 dhjetor.

“Midis 3 mijë dhe 5 mijë njerëz u qëlluan në vend dhe 2 mijë deri në 5 mijë njerëz u dërguan në Belzec”, sipas faqes së internetit.

Data e letrës së Koenig është domethënëse, pasi sugjeron që korrespondenca nga një koleg i besuar jezuit mbërriti në zyrën e Pius’it po atë tre javë përpara Krishtlindjes 1942, në një kohë kur Papa po merrte disa nota diplomatike nga të dërguarit britanikë dhe polakë në Vatikan me raportime se deri atëherë deri në një milion hebrenj të vrarë në Poloni.

Megjithëse nuk mund të thuhet me siguri se Piu XII e pa letrën, Leiber ishte ndihmësi i tij kryesor dhe ishte në shërbim të tij kur ishte ambasador i Vatikanit në Gjermani gjatë viteve 1920, duke sugjeruar një marrëdhënie të ngushtë pune mes tyre, veçanërisht për çështjet që lidhen me Gjermaninë.

Papa Françesku urdhëron publikimin e dosjeve të “hebrenjve” që nga Lufta e Dytë Botërore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore