Lajme

Pakoja e tretë e dyshimtë mbërriti në bazën ajrore të Madrid-it


Një pajisje e tretë shpërthyese e fshehur në pako u dërgua në një bazë ajrore në “Torrejon de Ardos”, pranë kryeqytetit spanjoll, Madrid.

Lajmi u bë i ditur nga spanjollja “El Confidencial”.

Baza Ajrore “Torrejón de Ardos” mori një pako me karakteristika të ngjashme me ato të dërguara dje në Ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku u plagos një anëtar i misionit diplomatik dhe një kompanie në Zaragoza që dërgoi raketahedhës në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme njoftoi se pakoja e tretë e dyshimtë u zbulua mes orës 03.00 dhe 04.00 të mëngjesit të 1 dhjetorit.

Sistemet e sigurisë në bazën “Torrejón de Ardos” zbuluan një pako të dyshimtë, i cili, siç u konstatua “pas analizës me rreze X, mund të përmbajë disa mekanizma”.

Për të garantuar sigurinë, në territorin e bazës kanë shkuar punonjës të Policisë Kombëtare dhe Gardës Kombëtare. Zarfi iu drejtua Qendrës Satelitore.

Policia Kombëtare ka marrë tashmë hetimin për këtë rast.

Në shkurt, Bashkimi Evropian njoftoi se do të mobilizonte një qendër satelitore në “Torrejon de Ardos” për të ofruar inteligjencë për Ukrainën si pjesë e ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin përballë agresionit rus.

Në veçanti, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të mbrojtjes së BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se blloku synon të aktivizojë Qendrën Satelitore të BE-së, me seli në Madrid.

Kjo, për të lehtësuar vendimmarrjen dhe veprimet në kontekstin e pushtimi i Ukrainës.

Misioni i qendrës është të sigurojë imazhe ajrore dhe satelitore, pasi Kievi i bëri thirrje BE-së për një ndihmë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore