Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Hungarisë, Tamas Sulyok, për emërimin e tij në pozitën e presidentit.
Osmani, urimin e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.
“Urime, president i sapo zgjedhur Tamas Sulyok, për zgjedhjen tuaj si President i Hungarisë!”.
Ajo tutje ka thënë se pret që ta rrisin bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.
“Ju uroj suksese në rrugëtimin e shenjtë të udhëheqjes së vendit tuaj dhe mezi pres të punoj me ju për të përmirësuar bashkëpunimin Kosovë-Hungari”, ka shkruar ajo.
Congratulations, President-elect Tamás Sulyok, on your election as President of Hungary!
I wish you success as you take on the sacred journey of leading your country, and I look forward to working with you to enhance Kosovo-Hungary cooperation. 🇽🇰🇭🇺
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 27, 2024
Kosova dhe Hungaria, kanë bashkëpunime në fusha të ndryshme.
Në 2022-ën, ishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe në kulturë dhe sport mes Kosovës-Hungarisë.
Në kuadër të fushës së kulturës parashihej thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave kulturore.
Konkretisht mes muzeve, arkivave dhe bibliotekave.
Gjithashtu në fushën e artit letrar, botimeve, teatrove, artit muzikor, edukimit joformal kulturor dhe trashëgimisë.
Kurse, në sport parashihej që të punohet në promovimin e shkëmbimit të delegacioneve sportive, ekipeve, trajnerëve, ekspertëve e specialistëve të edukimit fizik.
Po ashtu në nxitjen e pjesëmarrjes së atletëve e sportistëve dhe studiuesve në aktivitetet e organizuara që kanë të bëjnë me sportin në të dyja palët.
Më 11 shkurt Osmani, e kishte uruar edhe presidentin e ri të Finlandës nga radhët e qendrës së djathtë, Alex Stubb, i cili kishte fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale finlandeze që u vlerësuan si më të rëndësishmet për shtetin nordik ndër dekada, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com