Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë ka takuar Ndihmës Sekretare e Shtetit të Zvicrës, Muriel Peneveyre, ku ndër temat e diskutuar ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Përmes një komunikate për media e lëshuar nga Zyra e Presidentes bëhet e ditur se Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Kosovës, përfshirë edhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Në këtë drejtim, Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke vënë theksin në impaktin e drejtpërdrejt që ky anëtarësim do të kishte në fuqizimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë, si dhe sundimin e ligjit”, thuhet në komunikatë.
Në takim, siç njofton komunikata, është diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin Kosovë-Zvicër.
“Me këtë rast, theks i veçantë është vënë po ashtu në zhvillimin dhe progresin e Kosovës në fusha strategjike, ndërsa Ambasadorja Peneveyre vlerësoi lartë edhe angazhimin e Presidentes Osmani drejt avancimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe fuqizimit të grave dhe vajzave në përgjithësi”.
“Presidentja Osmani potencoi në veçanti raportet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa shprehu rëndësinë e thellimit të mëtejme të bashkëpunimit ndërshtetëror. Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe se ka potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e mëtejmë të partneritetit bilateral”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë