Shqipëria

Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka bërë me dije ajo.

Osmani, përmes një postimi në platformën Facebook, ka shkruar se Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.

“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka përmbyllur Osmani postimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore