Më 12 mars, të premten, zyrtarisht fillojnë testimet për sezonin e ri në Formula 1.
Të mërkuren zbuluam se si do duken të gjitha skuadrat nga jashtë, kur Ferrari ishte e fundit që prezantoi makinën.
Sot, skuadrat kanë zyrtarizuar ditët se kur pilotët e tyre do dalin në pistën e Sakhir, në Bahraain, për testimet parasezonale.
Williams është e vetmja skuadër që ditën e parë të testimeve do paraqitet me pilotin rezervë, e jo njërin nga pilotët kryesor.
Sezoni zyrtarisht fillon më 26 mars, pas dy javësh, me provat e lira në Bahrain.
Sezoni duhej të fillonte në Australi, siç ka ndodhur çdo vit në dekadat e fundit, por problemet me Covid-19 shtynë që gara e Melbourne-it të shtyhet për në fund të vitit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com