Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur urimet e tij për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, ai urata ka shprehur edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke shtuar se Kosova do ta ketë zërin e saj më të fuqishëm përmes Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.”
Congratulations to Albania for being elected as member of the Security Council. This is a great achievement for #Albania and its strong diplomacy. Well done @ediramaal, this will make #Kosovo’s voice stronger at the @UN. pic.twitter.com/hxYyxl6YTM
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 11, 2021
Urime ka shprehur edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Shqipërinë.
Ai ka thënë se për dy vitet ardhshme Shqipëria do të jetë pjesë e organizmit më të lartë politik botëror, gjë që kjo do t’i mundësoj Kosovës një zë më të fuqishëm pikërisht në një periudhë shumë të rëndësishme që gjendet ajo.
“Shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme. Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Shqipëria të premten është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për, ku të nevojshme ishin117.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë