Pas zhvillimeve të ndryshme në strukturën drejtuese të OpenAI, ka ardhur lajmi se kompania nuk pritet të ofrojë vende në bordin e saj të ri për investitorët, duke përfshirë edhe Microsoft, siç ka konfirmuar një burim për Reuters.
Javën e kaluar, OpenAI bëri një hap të papritur duke shkarkuar CEO-n dhe themeluesin e saj, Sam Altman, pa dhënë shpjegime të detajuara.
Kjo lëvizje shkaktoi shqetësime dhe konfuzion në mesin e investitorëve dhe punonjësve. Megjithatë, Altman u rikthye me një premtim se do të krijohej një bord i ri, duke sjellë ndryshime thelbësore në strukturën drejtuese të kompanisë, e cila ka një rol kyç në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Disa shqetësime janë shfaqur lidhur me mundësinë e një lidhjeje të OpenAI me Microsoft.
“Unë nuk e di se do të jetë zgjedhja e OpenAI për të lënë Microsoft jashtë bordit”, tha Thomas Hayes kryetari i “Great Hill Capital”.
“Microsoft do të ketë diçka për të thënë në lidhje me të, duke pasur parasysh sasinë e parave që ata kanë investuar”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ishte në interesin e Microsoft “të qëndrojë në mënyrë pasive”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com