Lajme

OKB: 50 mijë gra në Gaza janë aktualisht shtatzëna, 5500 afër lindjes


Në Gaza, situata e popullsisë është e rëndë.

Edhe më shumë për gratë dhe vajzat.

Sarah Hendriks, zëvendësdrejtoresha ekzekutive e UN Women, ka drejtuar një apel të mëtejshëm për armëpushim.

Në bazë të të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për shëndetin seksual dhe riprodhues, rreth 50 mijë gra në Gaza janë aktualisht shtatzëna dhe më shumë se 5 mijë e 500 pritet të lindin brenda muajit të ardhshëm.

Hendriks ka theksuar nevojën urgjente që gratë dhe vajzat në Gaza të kenë akses në strehim të sigurt, mbrojtje dhe kujdes shëndetësor.

Atje shërbimet shëndetësore janë gjithnjë e më të kufizuara, duke marrë parasysh se, sipas të dhënave të OBSH-së, një e treta e spitaleve lokale dhe thuajse dy të tretat e klinikave të kujdesit shëndetësor parësor janë mbyllur.

Sipas Hendriks, “dhuna ka krijuar afro 900 familje të reja me kryefamiljare femra”.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar për kërcënimin gjithmonë të pranishëm të dhunës me bazë gjinore, të përkeqësuar nga zhvendosjet masive dhe kushtet në strehimoret e mbipopulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore