Ofset mbulon Cardi B-në për ditëlindjen e saj me çanta Hermes në vlerë gati gjysmë milioni dollarë
Çfarë ka më mirë se një çantë të markës Birkin për ditëlindje?
Rep artistja, Cardi B festoi ditëlindjen e saj të 31-t, duke hapur tre çantat e reja Hermes me vlerë kolektive rreth gjysmë milioni dollarë – që i erdhën dhuratë nga bashkëshorti i saj, rep artisti, Offset, ndërsa çifti festoi në pikën e nxehtë të Hollivudit perëndimor, Delilah.
Offset, 31 vjeç, dokumentoi zhurmën e gruas së tij në disa postime në Instagram, duke filmuar ndërsa ylli i hitit “WAP” – e veshur me një fustan të kuq dantelle – iu prezantua një pirg me tre kuti portokalli të firmës franceze të modës.
Cardi B bërtiti ndërsa hapi të parën, e cila përmbante një çantë krokodili – një stil i ngjashëm është shitur kohët e fundit për afër 92 mijë dollarë, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.
Pastaj, Cardi hoqi nga kutia një Faubourg Birkin jashtëzakonisht të rrallë – që shpesh quhet “House Birkin”, siç është modeluar sipas vitrinës së Hermes në Paris në Rue du Faubourg Saint-Honore.
Një nga çantat e këtij modeli aktualisht renditet me vlerë marramendëse prej 298 mijë e 975 dollarësh.
“E preferuara ime!”, bërtiti Cardi e pastaj duke bërë shaka tha, se “nuk ishte gati ta shihte çantën tjetër”.
Edhe hapja e kutisë së fundit ishte surprizë e këndshme për rep artisten, një çantë po ashtu krokodili, veç se kjo me shkëlqim ari Birkin.
Një version i ngjashëm u shit në një ankand të “Christie’s” në vitin 2020 për 72 mijë dollarë, duke e çuar vlerën totale të dhuratave të ditëlindjes së Cardi në afërsisht 462 mijë 975 dollarë.
Sigurisht, fituesja e “Grammy-t” ka shumë çanta të tjera Hermes tashmë në dollapin e saj, dhe madje u ka dhënë fansave pamje të koleksionit të saj të gjerë në Instagram në të kaluarën.
Dhe çantat nuk ishin surpriza e vetme e ditëlindjes së Cardit. Offset gjithashtu mbushi shtëpinë e çiftit me trëndafila të ndezur rozë, tullumbace dhe qirinj për të shënuar këtë rast.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com