Familja

Offset thotë se ishte “i dehur”, kur e akuzoi Cardi-n për tradhti


Rep artisti, Offset ka mbyllur thashethemet për tradhti kur bëhet fjalë për martesën e tij me rep artisten, Cardi B.

Ndërsa super yjet e repit nuk e kanë pasur kurrë problem të shfaqin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, për fat të keq, ata kishin pushtuar në të kaluarën tabloidet mbi akuzat e mashtrimit ndaj yllit të hitit “I like it”.

Megjithatë, Offset, 31 vjeç, ka thyer heshtjen, gjatë një interviste në podkastin “Way Up with Yee”, teksa ka rrëfyer historinë e pretendimit se gruaja e tij, Cardi, 30 vjeçe ishte “jobesnike”.

“Ajo është gruaja ime. E dua deri në vdekje”, pranoi Offset në bisedën e tij me Yee përpara se të tregonte në detaje se çfarë e shkaktoi atë rast të veçantë.

Ai pohoi se të dy kishin qenë të nxehtë në debat, derisa ka shtuar se qasjen e revoltuar të Cardi B, e arsyeton duke u nisur nga vendlindja e saj – New York-u.

Offset vazhdoi të shpjegonte se si faktori shtytës në ngritjen e akuzave të tilla në internet nuk ishte asgjë më shumë sesa disa ‘shotsa’ Casamigos Tequila.

“Ne jemi të çmendur për njëri-tjetrin,” rrëfeu Offset.

Po ashtu, ai pranoi gjithashtu se gabimet e tij të së kaluarës vazhdojnë të ndjekin marrëdhënien e tyre.

“Të jem i sinqertë, e urrej faktin që sa herë që ajo ka një problem me dikë tjetër, ata më sjellin mua dhe të kaluarën time. E kaluara ime do të mbulojë gjithçka që kam bërë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam bërë asgjë”, tha ai.

Lumturia martesore mes artistëve thuhet se u pengua në vitin 2018 gjatë një koncerti në dhjetor të atij viti për “Rolling Loud” në Los Anxhelos, kur Offset bëri një lutje publike për të rikthyer gruan e tij.

Offset ndërpreu performancën dhe kërkoi falje publike me plot 2 mijë trëndafila si dedikim, dhe e njëjta përpjekje duket  senuk shkoi mirë, pasi në një moment dritat u zbehën për atë që dukej të ishte një diskutim i nxehtë mes të dyve.

“U bë publike dhe dua që gjërat të shuhen, më duhet vetëm kohë që të mund të shohim sy për sy. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, nuk e di”, tha Cardi më vonë në një video në Instagram aso kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore