Kosova

Nussbaumer: Shkelja e marrëveshjes së Brukselit nga Serbia kërkon bashkëpunim për zgjidhje


Kryetar i Kuvendit të Zvicrës, Ersic Nussbaumer.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka deklaruar se nuk është në pozitë të vendos nëse Serbia duhet të dënohet për shkeljet që po bën në marrëveshjen e Brukselit që ka nënshkruar me Kosovën – por nëse të njëjtat veprime janë në kundërshtim ai ka kërkuar që të angazhohen së bashku për zgjidhje.

“Unë nuk jam në pozitë si president i Këshillit Kombëtar të Zvicrës se a duhet të dënohet Serbia, por nëse është në linjë më ketë marrëveshje duhet të punojmë së bashku, duhet të qartësojmë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë”.

Nussbaumer, po ashtu ka kërkuar nga Kosova që të vazhdojë të ushtrojë sovranitetin e saj pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

“Një zgjedhje për shtetin e Kosovës, është që të vazhdojë sovranitetin e saj dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt rrugëve evropiane”, deklaroi ai.

Ai në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Kosova të ketë paqe edhe në pjesën veriore.

“Paqja e qëndrueshme edhe në pjesën veriore është shumë e rëndësishme për Zvicrën. Ne mbesim gjithmonë në përpjekje që të mbështesim dialogun që të bëjmë një zgjidhje, të jetojmë së bashku dhe është e rëndësishme të kemi një zgjidhje”.

Ndër të tjera, theksoi se Zvicra ka qenë tejet e shqetësuar për tensionet që kanë qenë muajve të kaluar në Veri.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që t’i marrin hapat që t’i adresojnë këto tensione dhe t’i parandalojnë ato. Për Zvicrën, paqja dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është tejet e rëndësishme. Ndërsa, Zvicra e mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja”.

Nussbaumer, gjatë vizitës së tij zyrtare do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Nussbaumer: Shkelja e marrëveshjes së Brukselit nga Serbia kërkon bashkëpunim për zgjidhje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore